Shënoi golin e fitores në minutat shtesë, Taulant Seferi e feston me ‘Shqiponjë’

Taulant Seferi ka festuar më së miri kualifikimin me Kombëtaren në Euro 2024, teksa është kthyer si protagonist me ekipin e tij në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sulmuesi kuqezi, ka qenë protagonisti i fitores 1-0 të Bani Jas në transfertë ndaj Hata.

Në një ndeshje shumë të komplikuar, ku ekipi i tij mbeti me 10 lojtarë në minutën e 60 të sfidës, Seferi u tregua vendimtar në fund me një kundërsulm vdekjeprurës.

Në minutën e 94-t të sfidës ai u nis i vetëm drejt portës dhe nuk gaboi, duke shënuar golin e fitores 1-0.

Një gol që e festoi me “shqiponjë”, i rrethuar më pas nga shokët e skuadrës të cilët e përgëzuan për një gol të rëndë me vlerën e tre pikëve.

Ky ishte goli i tretë i Seferit në këtë kampionat, ku ka dhënë edhe një asist.

https://streamin.one/v/87042823