Feronikeli jep bileta falas për invalidët e luftës, ja ku mund të sigurohen biletat dhe çmimi i tyre

Feronikeli ka vendosur që t’u japë bileta falas të gjithë invalidëve të luftës që dëshirojnë ta përcjellin ndeshjen kthyese kundër The New Saints në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Feronikeli e pret skuadrën nga Uellsi, The New Saints, për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”, në kryeqytet. Ndeshja do të zhvillohet të martën, me fillim prej orës 20:45.

Përveç 3000 biletave falas që do të jenë në dispozicion, Klubi i Feronikelit ka marrë vendim që hyrje falas të ketë edhe për invalidët e luftës.

Të gjithë invalidët që shfaqen me kartela te pikat hyrëse para ndeshjes, do ta kenë hyrjen falas në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Për shkak të fluksit të madh që pritet të ketë kjo ndeshje, lusim të gjithë që të paraqiten me kohë në stadium”, shkruhet në njoftimin e Feronikelit.

Feronikeli e pret ka gjasa të mira të kalojë në rundin e dytë kualifikues, pas barazimit 2:2 në ndeshjen në Uells. Niklit i kryen punë fitorja me çfarëdo rezultati por edhe një barazim pa gola ose të paktën 1:1.

Biletat e tjera për ndeshjen, Feronikeli – The New Saints, do të dalin në shitje të hënën, prej orës 10:00 – 18:00. Çmimet e biletave janë këto: Veri dhe Jug – 3 euro, Lindje -5 Euro, Perëndim – 10 Euro dhe VIP – 15 Euro

Këto janë pikat e shitjes së biletave:

Prishtinë: Dy pika, në stadiumin “Fadil Vokrri”

Drenas: Një pikë në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe një pikë në “Restaurant Dijamant”

Komoran: Një pikë në “Restaurant Dijamant”