Festa kthehet në tragjedi/ I armatosuri qëllon turmën, 2 të vdekur e 13 të plagosur

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e para të së dielës në Çikago të Amerikës.

Mediat amerikane shkruajnë sesi pasojë, 2 persona kanë vdekur, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se një person i armatosur ka qëlluar mbi një turmë, që po festonte në ambientet e një biznesi. Viktimat dhe personat e plagosur janë të moshës nga 20 deri në 44 vjeç.

Në vendngjarje polici gjeti edhe 4 armë zjarri, ndërsa shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta.