Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Në Shqipëri kanë filluar reshjet e shiut, ndërsa gjatë orëve të ardhshme reshje shiu priten edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Vende-vende do të kemi reshje të dendura shiu.

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht të vranët me riga lokale shiu. Gjatë ditës reshje do të pushojnë dhe mund të ketë edhe intervale kohore me diell

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu.

Ngjashëm do të jetë edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi.

Pasnesër dhe të hënën në tërë rajonin pritet të kemi mot të nxehtë për këtë periudhë kohore. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Të hënën në Shqipëri pritet të rikthehen reshjet e shiut të cilat gjatë të martës do të përfshijnë tërë rajonin. Në viset kodrinore-malore nga e marta priten reshje bore të cilat nuk përjashtohen edhe në disa qytete dhe qyteza në Kosovë./Meteoballkan/