Sulmohet fizikisht një infermier në Klinikën Infektive

Një infermier i Klinikës Infektive në Prishtinë është sulmuar fizikisht gjatë orarit të punës.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 14:30.

Hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmmarë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.