Festë e “çmendur” e Strakoshës, Berishës dhe Tares për fitoren e Superkupës së Italisë (video)

Më tepër se fitorja e Superkupës së Italisë vlen të përmendet triumfi ndaj skuadrës më të fortë në Itali Juventusit nga Lasio.

Supergoli i Danilo Cataldit u festua në mënyrë histerike jo vetëm nga tifozët, por dhe nga skuadra e pankina e Lazios.

Ekzekutimi i perfekt i goditjes së dënimit nga Cataldi në minutën e katërt shtesë bëri bashkë në fushën e Arabisë Saudite lojtarët dhe pankinën bardhekaltër.

Festës nuk i ka munguar as drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare. Ai ka festuar bashkë me gardianin kuqezi, Tomas Strakoshën, këtë sukses historik për Lazion.

Brenda një viti, Lazio fitoi dy trofe, ndërsa dy triumfet 3-1 ndaj Juventusit brenda një muaji janë padyshim ndër momentet më të bukura në historinë e klubit kryeqytetas.