COVID-19, Bashkimi Europian jep 20 mijë teste për Shqipërinë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca ka deklaruar se do të mbërrijnë 20 mijë teste për COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar zyrtarisht 609 raste.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ ambasadori shprehet se donacioni në fjalë është nga Bashkimi Europian, ndërsa shpreson që sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta kundër këtij armiku.

“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca në Twitter.