“Festojmë me Ju” – Qindra qytetarë marrin pjesë në tubim

Qindra qytetarë i janë përgjigjur ftesës së Nismës Socialdemokrate dhe i janë bashkuar tubimit festiv “Festojmë me Ju!”, në nderë të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kjo tubim po konsiderohet edhe si protestë në mbrojtje të ish-krerëve të shtetit, të cilët po gjykohen në Hagë. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se ish-krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ai tha se ky tubim mbahet për të nderuar “shpallësit e Pavarësisë”.“Sot të gjithë jemi mbledhur këtu për të nderuar dhe për të shprehur mirënjohje për shpallësit e Pavarësisë së Kosovës.

Ne sot këtu bashkë, e kudo ku ka shqiptarë, festojmë me ata që e shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe të lirë”.

“Festojmë me ju President i Republikës, Hashim Thaçi; Kryetar i Kuvendit Jakup Krasniqi; Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli. Sot në krye me Komandantin legjendar i nderojmë të gjithë dëshmorët e kombit. Çdo 17 shkurt është moment i nderimit”, tha ai.