FIFA e lejon Crvena Zvezdën që të luajë në Kosovë, madje është njoftuar edhe FFK

Mediet serbe shkruajnë se FIFA ka intervenuar në krah të Serbisë që Crvena Zvezda të luajë në Kosovë.

Shorti i Kupës së Serbisë i kishte vënë përballë Crvena Zvezdën dhe Trepçën serbe, derisa ishte vendosur që kjo ndeshje të luhej në Zveçan.

“Më 20 shtator shtëpia botërore e futbollit, FIFA e ka informuar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duke i kërkaur që ta tërheq kërkesat drejt institucioneve të sigurisë të Kosovës, që i ndalojnë klubet nga territori i Serbisë të luajnë në Kosovë”, shkruan kosovo-online.

Vendimi, që ka ardhur nga zyrat e FIFA-s, automatikisht nënkupton që ndeshja e Kupës së Serbisë mes Trepçës serbe dhe Crvena Zvezdës do të luhet më 5 tetor në Kosovë.

Madje dokumenti është publikuar nga ky medium serb.

Nuk dihet ende se a është zyrtar ky vendim, pasi që mediat serbe shpesh kanë publikuar lajme ta fakte.