Fiket zjarri në serat e Hortikulturës në Prishtinë (video)

Një nga serat e Hortikulturës është kapluar nga zjarri rreth orës 16:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku është bërë lokalizimi i zjarrit dhe më pas fikja e tij.

Gazetari i Indeksonline ka raportuar nga vendi i ngjarjes së përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit ndërsa policia thotë se po punon për të sqaruar gjithë rastin e ndodhur./Indeksonline/