Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra kohore me diell. Do të ketë erëra të ftohta veriore dhe verilindore për shkak të depërtimit të një fronti të dobët të ftohtë ajror.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore diellore.

Të mërkurën pas një mëngjesi të ftohtë gjatë ditës pritet kthjellim i plotë i motit, por do të mbetet freskët.

Nga e enjtja do të kemi ngritje të temperaturave ditore, normalisht në ato vise ku nuk do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta./Meteoballkan