Rinia e PDK-së proteston para qeverisë: Ktyne nuk ua nin për neve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Arbnora Salihu, kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës, thotë se kanë dalë për të protestuar pasi sipas saj, po mungon përkrahja e qeverisë për të rinjtë, njofton Klankosova.tv.

“Sot ne Rinia e PDK-së, jemi mbledhur këtu para objektit të Qeverisë për të protestuar në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, sepse nuk kemi arsye për të festuar, kësaj qeverie nuk ia nin për neve dhe nuk e ka prioritet të rinjtë e Kosovës dhe kërkesat tona. Vetëm në dy vitet e fundit rreth 100 mijë të rinj e kanë lëshuar vendin”, u shpreh ajo,

“Po përballemi me mungesë të vendeve të punës, për këtë qeveri, për rininë nuk ka përkrahje nga qeveria, nuk asgjë që na duhet”.