Fillimi i vitit shkollor/ Besa Shahini bën disa sqarime: Ja si do të veprojmë!

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një videoje në rrjete sociale ka lajmëruar se tashmë bashkë me mësuesit kanë nisur përgatitjet për vitin e ri shkollor, ndonëse në kushte aspak normale për shkak të Covid-19. Katër javë para fillimit të vitit të ri shkollor, Shahini ka dhënë disa sqarime për nxënësit, prindërit dhe mësuesit, për faktin sesi do të zhvillohet procesi mësimor.

Ajo thotë se forma sesi do të zhvillohet mësimi, nga shkollat apo shtëpia do të vendoset nga Task-Forca e koronavirusit.

“Në korrik kremi ndërtuar një draft udhëzues me skenarë të mundshëm për fillimin e vitin shkollor. Duke synuar gjithmonë që të kthehemi në bankat shkollore. Për nëse këtë do ta bëjmë me orar të plotë, të pjesshëm apo edhe duke e kombinuar me mësim në kushte shtëpi, këtë vendim do ta marrë Task-Forca për koronavirusin. Jemi më afër datës së fillimit të vitit shkollor, në varësi të përhapjes së situatës së koronavirusit. Ju lutem mbani mend, sa më shumë që të ruhemi ne sot, mbajmë maskat, higjienën, distancën sociale, aq më shumë rriten shanset që të kthehemi në bankat shkollore. Dhe kjo është e rëndësishme sepse ju kam dëgjuar me shumë kujdes. Shumica e nxënësve, mësuesve dhe prindërve duan të kthehen në shkollë. Mësimi në kushte shtëpie është i vështirë, por është i domosdoshëm kur nuk mund të kthemi në shkollë. Ne po punojmë fort që të jemi të përgatitur për çfarëdo skenari që do të realizojmë duke parë edhe vende të tjera. Gjermania tashmë i ka hapur shkolla, por ka qenë e detyruar të mbyllë disa për shkak të shpërndarjes së virusit. Turqia ka vendosur të mos i hapë, të punojnë vetëm në kushte shtëpie fillimisht. Ndërsa Shqipëria do ta marrë këtë vendim kur të jemi më afër datës së fillimit të vitit të ri shkollor. Sapo të na orientojë Task-Forca se çfarë forme mund të fillojë ky vit shkollor, ne do bëjmë të gjitha konsultimet me këshillat e prindërve me sindikatat dhe parlamentin e nxënësve.”, tha Shahini./dritare.net