Fillojnë kërkimet për dy të humburit në malet e Brezovicës

0
210

Sot rreth orës 14:00, dy pjesëtarë të një grupi të hiking-ut, janë ndarë nga grupi dhe kështu kanë humbur kontaktin me ta.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Agim Gashi, i cili ka bërë të ditur se me të marrë lajmin, njësitë policorë kanë dalë në terren dhe kanë filluar kërkimet.

“Sot rreth orës 18:00 kemi marrë informatën nga një grup i hiking-ut se dy pjesëtarë të grupit – rreth orës 14:00 – (një femër dhe një mashkull) janë ndarë prej grupit me të cilët kanë qenë në kontakt përmes telefonit deri në orët e vona”.

“Policia ka ndërmarrë të gjitha masat, kemi dërguar njësitë policore në teren për kërkim si dhe janë njoftuar edhe rojet e pyjeve”.