Fillojnë porositë për vaksinën e virusit: Britania siguron 90 milionë doza

Britania ka nënshkruar një marrëveshje për të siguruar më shumë se 90 milionë doza të vaksinës së koronavirusit.

Qeveria britanike ka nënshkruar marrëveshjen për 30 milionë doza nga kompania BioNTach dhe Pfiizer, të cilat janë në provat e fazës së dytë të vaksinës. Marrëveshja e dytë është për 40 milionë doza më shumë nëse vaksina do ketë sukses. Kjo sipas zyrtarëve do të sigurojë që Britania të ketë shansin për të siguruar ata që janë në rrezik nga infeksioni.

90 milionë dozat janë përveç 100 milionë dozave të tjera të vaksinës që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit në partneritet me AstraZeneca dhe Imperial College London, të cilaet e kanë filluar eksperimentin që në muajin qershor.

Vaksina kundër koronavirusit, e zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit në Britani ka dhënë efekte pozitive për sistemin e imunitetit./ Metro/