E përplas për vdekje biçiklistin dhe largohet nga vendi i ngjarjes (video)

Një person ka humbur jetën në Lushnje si pasojë e një aksidenti. Viktima është Fatmir Muça, ndërsa drejtuesi i fuoristradës që e përplasi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rurale Tre Urat në Çermë Sektor rreth orës 14:15. 64-vjeçari ishte duke lëvizur me biçikletë kur u përplas për vdekje nga një makinë.