Fillojnë reshjet e dëborës në Kosovë (foto)

Ka kohë që është paralajmëruar se në fund të nëntorit e fillim të dhjetorit do të ndryshojë moti dhe do të bie borë në Kosovë.

Reshjet e dëborës kanë filluar edhe më herët se sa është përitur. Ato kanë filluar në disa rajone të Kosovës.

Këtë e kanë bërë të ditur shumë përdorues të facebookut në Kosovë.

Pamjet që ne i kemi janë nga Pllajniku i Sharrit (Dragash).

Deri të martën pritet që dëbora ta mbulojë tërë Kosovën.