Fillon aplikimi për të marrë 100 euro për secilin fëmijë të lindur gjatë vitit 2021 në Skënderaj

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se që nga dita e sotme ka nisur aplikimi për të marrë 100 euro subvencion për secilin fëmijë të lindur gjatë vitit 2021.

Jashari përmes një postimi në Facebook ka publikuar dokumentacionet e nevojshme për të aplikur për këtë subvencion.

“Nga sot ka nisur aplikimi për të marrë subvencionin për secilin fëmijë të lindur gjatë vitit 2021. Për marrjen e subvencionit për fëmijët e lindur nga data 01.01.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje, duhet të keni këto dokumente: 1. Kërkesa (merret në sportelin nr.13) 2. Fotokopja e letërnjoftimit të prindit. 3. Dëshmi e vendbanimit të prindit. 4. Çertifikata e lindjes për fëmijën 5. Konfirmimi bankar. Dorëzimi i aplikacioneve bëhet në çdo ditë pune, nga ora 08:00- 16:00, në sportelin e arkives, nr 13, në objektin e komunës së Skenderajt. Bashkë për ardhmerinë tonë!”, ka shkruar Jashari.