Fillon mbledhja e kryesisë së LDK-së

Ka filluar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në selinë qendrore të kësaj partie, thirrur nga kryetari Isa Mustafa.

Tema kryesore e kësaj mledhjeje, sipas Mustafës, është përgatitja për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, që do të mbahet sot në orën 13:00.

Para fillimit të mbledhjes, Mustafa foli para mediave. Ai tha se nuk pret të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi nuk ka pranuar një ftesë nga kjo parti. /Gazeta Sinjali/