Finlanda shkruan historinë, kualifikohet për herë të parë në Kampionatin Evropian

Finlanda për herë të parë siguron kualifikimin historik në Kampionatin Evropian.

Të besuarit e Markku Kanervas fituan me rezultatin 3-0 përballë një kundërshtari më të dobët, Lihtenshtajnit.

Pas shumë zhgënjimeve në të kaluarën, sot Finlanda ka shkruar historinë pasi vendi me 5.5 milionë banorë do të shijojë suksesin edhe në futboll.

Në minutën e 21’ ishte sulmuesi Jasse Tuominen që zhbllokoi rezultatin, ndërsa për të dyfishuar shifrat mendoi Teemu Pukki (64’) nga pika e bardhë e penalltisë.

Golin e tretë të takimit e realizoi sërish Teemu Pukki në minutën e (75’), për t’i siguruar përfaqësueses së tij kualifikimin e parë në një event madhështor.

Pas kësaj fitore, Finlanda pozicionohet në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa ndeshjen e fundit të eliminatoreve e luan përballë Greqisë.