Firminjo nderon Liverpulin, anglezët kapin finalen e Boterorit të Klubeve (video)

Skuadra e Jyrgen Klopit me golin e Firminjos në fund të takimit, ka kapurfinalen e së dielës, kundër Flamengos.

Nabi Keita kaloi në avantazh skuadrën angleze në minutën e 12-të, por Funes ka barazuar vetëm 2 minuta më vonë.

Gjatë gjithë minutave të mbetura Liverpuli nuk ka arritur të shënoj, por në minutën e parë të shtesës Firminjo ka çuar në delir skuadrën e tij, duke gjetur rrugën e rrjetës.

https://streamable.com/ha9m7