Fitore historike për Donald Trump në zgjedhjet paraprake republikane në New Hampshire

Ish-Presidenti Donald Trump ka fituar zgjedhjet paraprake presidenciale republikane në New Hampshire, duke përforcuar edhe më tej mundësinë për të marrë emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Rezultati shënon një hap prapa për ish-ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley. Ajo ishte sfiduesja e fundit në garën republikane pasi guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i dha fund fushatës së tij presidenciale gjatë fundjavës, çka i mundësoi asaj të bënte fushatë si alternativa e vetme përballë Trump.

Pas fitores së Trump, Haley këmbënguli se ajo do të qëndronte në garë, duke thënë se ishte gara është ende larg përfundimit pasi janë ende edhe dhjetëra shtete të mbetura për të shkuar.

“Unë jam një luftëtare. Dhe jam e dëshpëruar. Dhe tani ne jemi të fundit që qëndrojmë përballë Donald Trump. Kemi ende një rrugë për të bërë, por vazhdojmë të ecim lart,” tha ajo.

Në fjalimin e tij të fitores, Trump tha se Haley “pati një natë shumë të keqe” dhe po “bënte një fjalim sikur të kishte fituar” kur humbi, ndërsa nxiti ish-rivalët Vivek Ramasëamy dhe Tim Scott për ta mbështetur atë.

Haley bëri një fushatë të fortë në New Hampshire, duke u përpjekur të bënte që votuesit e pavarur dhe të moderuar republikanë ta mbështesnin – por ajo nuk ishte në gjendje të arrinte Trumpin. Ajo intensifikoi kritikat ndaj ish-presidentit dhe paraqitur veten si një kandidate unifikuese që do të sillte ndryshime për brezat e ardhshëm. Por fushata e saj nuk tërhoqi votues të mjaftueshëm.

Trump mund të mburret si kandidati i parë presidencial republikan që fiton garat e hapura në Ajova dhe New Hampshire që kur dy shtetet filluan të udhëheqin kalendarin zgjedhor në vitin 1976. Nëse Trump merr emërimin e Partisë Republikane kjo do të ishte hera e tretë që ai kandidon për Shtëpinë e Bardhë.

Fitoret e lehta në të dy shtetet tregojnë aftësitë e Trump për të bashkuar rreth vetes rrymat e ndryshme republikane. Ai fitoi mbështetjen e konservatorëve evangjelistë që kanë ndikim tek votuesit më të moderuar në shtetet Ajova dhe New Hampshire, çka ai shpreson ta përsërisë ndërsa zgjedhjet paraprake zgjerohen edhe në shtetet e tjera amerikane.

Rezultatet e New Hampshire, megjithatë, nuk janë plotësisht pozitive për Trump, duke parë zgjedhjet e përgjithshme të 5 nëntorit. Mbi 60% e votuesve të pavarur votuan për Haley, i cili gjithashtu mori 80% midis të diplomuarve. Vetëm 32% e votuesve thanë se ndiheshin pjesë e lëvizjes Maga, ndërsa 25% e republikanëve thanë se nuk do ta mbështesnin Trump nëse ai do të dënohej penalisht në një nga katër gjyqet në të cilat ai akuzohet.

Biden, i cili fitoi zgjedhjet paraprake demokrate edhe pse emri i tij nuk ishte në fletëvotim, përfitoi menjëherë nga kjo situatë për të sulmuar rivalin e tij. Në një deklaratë ai komentoi: “Vota në New Hampshire konfirmon se Trump do të jetë kandidati republikan. Kjo paraqet rreziqe serioze për demokracinë tonë dhe na detyron të dyfishojmë përpjekjet tona për ta ndaluar atë.”