Fjalimi i von der Leyen: BE-ja e do brenda Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian (KE) Ursula Von Der Leyen, të mërkurën mbajti fjalim pranë Parlamentit Evropian (PE) në atë që njihet si adresimi për “Gjendjen e Unionit”.

Diplomatja gjermane tha se BE-ja shkon në zgjedhje në më pak se 300 ditë, andaj i quajti votimet që mbahen në qershor të 2024-ës si “vendimtare” për Bashkimin Evropian i cili për momentin ka 27 vende anëtare, raporton Klan Kosova.

Pjesë përbërëse e fjalimit të kryetares së KE-së ishin edhe politikat e zgjerimit të unionit.

Ajo theksoi se procesi në fjalë duhet të përfshijë Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Serbinë dhe disa shtete tjera jo ballkanike.

Ursula Von Der Leyen ka premtuar përkrahje të BE-së siç tha aq sa ka nevojë për Ukrainën në të gjithat fushat, kjo që të fitojë luftën ndaj Rusisë agresore.

Një homazh të veçantë në këtë adresim u bë për shkrimtaren ukrainase ,Viktoria Amelina, e vrarë nga forcat ruse më 1 korrik.