Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të sillën nga 26 deri në 32 gradë Celsius.

Edhe nesër dhe dy ditët më pas pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rrebesh shumë të izoluar shiu me ndonjë bubullimë, kryesisht në jug të Shqipërisë.

Të enjten dhe të premten pritet të kemi destabilizim të motit, me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe reshje shiu. Të premten priten edhe ulje të temperaturave. Nga fundjava përsëri stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave./Meteoballkan