Flamuri i Kosovës vendoset edhe në stacionin e zjarrfikësve në Leposaviq

Flamuri i Kosovës është vendosur në stacionin e zjarrfikësve që ndodhet në zonën e stacionit policor në Leposaviq.

Më 1 shkurt, i njëjti flamur ishte vendosur mbi derën hyrëse të komunës së Leposaviqit , ndërsa më 24 janar, rreth mesditës, në objektin e Qendrës për Punë Sociale ishte vendosur tabela “Republika e Kosovës”.

Një shenjë e tillë është vendosur në derën e hyrjes së ndërtesës së Komunës dhe flamujt e Serbisë janë hequr nga shtiza e flamurit para ndërtesës së Komunës.