Vajza e vogël me maskë dhuron lule për policin në shërbim

Në këto ditë të vështira për të gjithë, policët por edhe ushtarët janë në krye të detyrës duke monitoruar në terren zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

E ndërsa policëve iu duhet të përballen ndonjëherë edhe me qytetarë të pabindur, një vajzë e vogël ka zgjedhur t’i përgëzojë ata për punën e tyre.

E maskuar, ajo është afruar me një lule në dorë për t’ja dhuruar një polici në shërbim.

Foton e ka ndarë në profilin e tij në Facebook, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, i cili gjithashtu i falenderon ata për punën e tyre.