Flamuri i UÇK-së dhe ai kombëtar në zyrat e Qeverisë

Zëvendës kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, është parë në shoqërimin e dy deputetëve të partisë së tij, Daut Haradinaj e Pal Lekaj në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Në postimin e tyre në facebook, bie në sy flamuri kombëtar me logon e UÇK-së.

Fotografia është publikuar në faqen e Grupit parlamentar të AAK-së dhe është shpërndarë nga Daut Haradinaj.

Ditë më parë u përfol heqja e flamurit nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, por duket se flamuri i UÇK-së është rikthyer përsëri në vendin e vet./arbresh.info/