Flasin nga Prokuroria pas vrasjes së djeshme në Mitrovicë

Mehmet Kurti është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës.

Sipas njoftimit të policisë dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të 3 personave të tjerë ë, e ku si pasojë e plagëve të marra një prej tyre ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Ai tha se nuk dihen arsyet e vrasjes, ndërsa të dyshuarit ende nuk janë arrestuar.

Ndërsa, dy të plagosurit e tjerë janë ende duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ende nuk janë arrestuar të dyshuarit. Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, të cilët po trajtohen në QKUK. Aktualisht Policia me Prokurorinë janë në koordinim. Nuk dihen ende arsyet”, tha Preteni.