Flet djali i pacientit që vdiq nga Covid-19: Kam qenë me të deri në momentin e fundit

Babai i Flamur Fatliut nga Mitrovica është njëri ndër viktimat e koronavirusit në klinikën Infektive në QKUK.

E Fazliu për arbresh.info ka rrëfyer se si kishte qenë pranë tij deri në momentin e fundit, ani pse përveç doktorëve nuk preferohet të hyjë askush në dhomën e të infektuarit.

Ai po ashtu ka treguar se si është kujdesur vetëm për atë, pa ndihmën e mjekëve.

“As mjekët nuk kanë kqyr, vet ja kam ba babës oksigjenin gati, vet krejtat. Prej ditës parë që është shtri në Infektivë”, ka thënë Fazliu për arbresh.info

Fazliu po ashtu ka thënë se nuk janë kontaktuar as për obduksionin e babait të tij e as se a duhet ata të u nënshtrohen testeve.

“Nuk na kanë kontaktu ende asgjë. Edhe atij I bëhet obduksioni mirëpo ende nuk e di kur na e japin lajmin. Ne familjaret ende nuk jemi testu dhe as nuk na kanë thanë asgjë”, ka rrëfyer ai.