Analistët kritika të ashpra Kurtit për mos-respektim masave: Virusi në pauzë kur flet Albini

Analistët në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini kanë kritikuar njëzëri kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, pasi në sheshin e Podujevës u panë qindra e mijëra simpatizantë të partisë së tij që nuk respektonin masat kundër Covid-19.

Kurti doli para tyre dhe mbajti një fjalim, derisa vetëm në fund iu kërkoi të shpërndaheshin.

Por, analistët Ilir Mirena, Donika Emini dhe Astrit Gashi, e qortuan liderin e VV-së për lejimin e grumbullimit të tillë.

“Duket që kur del Albini, virusi bën pauzë” – thanë ata.

Kurtit iu përmendën edhe deklaratat e Kurtit për kohën sa ishte kryeministër, e në të cilën kohë kërkonte respektim strikt të masave.