LDK në Obiliq: Nuk jemi njoftuar për aderimin e Xhafer Gashit

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq e ka quajtur “organizim maskaradë”, veprimin e kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili kishte deklaruar se ka kaluar në LDK.

Përmes një postimi në Facebook, kjo degë ka njoftuar se nuk janë njoftuar as konsultuar në lidhje me këtë aderim të Gashit në LDK.

“Dega e LDK-së në Obiliq njofton anëtarësinë e saj dhe opinionin publik që nuk merr pjesë në njëfarë organizimi maskaradë që organizon kryetari i IQ-së në Obiliq. Ne as nuk jemi njoftuar e as konsultuar kurrë për një kinse aderim në LDK të kryetarit të IQ-së Xh.Gashi dhe rrjedhimisht e konsiderojmë zhvillim të parëndësishëm dhe që s’ka të bëjë fare me LDK-në”, thuhet në njoftim e LDK-së në rrejtin social Facebook.