Flet familja nga Peja: “Artani është vrarë në këtë burg, vetëm sepse kishte tatu në gjoks Adem Jasharin, emblemën e UÇK’së dhe Skëndërbeun”

Familja Zymberi nga qyteti i Pejës, por me vendbanim në Norvegji, në një rrëfim ekskluziv për Periskopin kanë bërë të ditur se djali i tyre, Artan Zymberi ka vdekur në burgun e Serbisë, më saktësisht në (Sremska Mitrovica), ku sipas dyshimeve të kësaj familjeje, Artani është vrarë në këtë burg, vetëm sepse kishte tatu në gjoks; Adem Jasharin, emblemen e UÇK’së, dhe Skëndërbeun, shkruan Periskopi.

Vdekjen e Artan Zymberit, e ka konfirmuar vet babai i të ndjerit në një prononcim për Periskopin, ku tha se “po është i vërtetë lajmi, tani jemi në Kosovë, jemi duke shkuar për në Beograd për të marrur kufomën, dhe për të shkuar në Norvegji”.

Por si kishte përfunduar Zymberi në burgun e Serbisë?

Axha i të ndjerit, Nexhat Zymberi i tregoi Periskopit se e gjithë ngjarja kishte filluar, një vit më parë, kur Artan Zymberaj ishte arrestuar nga policia, për posedim të disa tabletave, hapave që sipas Zymberajt ato tableta kishin qenë të jashtligjshme.

Zymberajt i ishte caktuar masa e burgimit për 3 vite, por që sipas tij, ai do të transferohej në Norvegji pas muajit dhjetor, shkruan Periskopit.

https://www.fokusi.info/konfirmohet-vdekja-e-nje-shtetasi-norvegjez-ne-nje-burg-ne-serbi-dyshohet-se-eshte-shqiptar/lajme/