Flet këngëtari kosovar pasi u diagnostikua me koronavirus

Këngëtari kosovar konfirmon se është diagnostikuar me koronavirus.

Tashmë është zyrtare. Këngëtari Muhamet Sejdiu është një nga dy të infektuarit me koronavirus që erdhën sot nga Gjermania.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë diagnostifikuar me pandeminë që tashmë po shënon përhapje të madhe.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet këngëtari para pak çastesh në një prononcim për GazetaBlic. I pyetur se a është e vërtetë që ai veçse është i prekur nga ky virus, këngëtari u përgjigj shkurt duke thënë: “Po, është e saktë”.