Paralajmëron Bajrush Morina: LDK mund të mbetet prapë në opozitë

Njohësi çështjeve politike në vend Bajrush Morina me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar zhvillimet politike në vend.

“Nese LDK e VV garojnë të vetme në zgjedhje, Ramushi me siguri që pranon që Albini të jetë kryeministër”, ka shkruar Morina.

Ai ka paralajmëruar LDK-në që të përgatitet për një skenar tjetër pasi mund të mbetet prapë në opozitë.

“LDK duhet ta ketë parasysh këtë “matematike” pasgjedhore që të mos mbetet prapë parti e madhe por në opozitë!”

Më poshtë keni postimin e plotë:

Nese LDK e VV garojne te vetme ne zgjedhje, Ramushi me siguri qe pranon Albini te jete kryeminister dhe keshtu te bejne koalicion paszgjedhor. LDK duhet ta kete parasysh kete “matematike” pasgjedhore qe te mos mbetet prape parti e madhe por ne opozite!