Flet O’Brien pas takimit mes Kosovës e Serbisë

Ka përfunduar edhe takimi i dytë midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Lidhur me këtë takim ka shkruar edhe këshilltari i presidentit Donald Trump për siguri kombëtare, Robert O’Brien.

Ai ka thënë se palët kanë shënuar progres dhe se bisedimet do të vazhdojnë nesër.

“Raund shumë i mirë diskutimesh këtë pasdite me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës. Ata bënë progres real sot. Faleminderit DFCgov, MCC gov dhe EximBankUS për pjesëmarrjen. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet vazhdojnë nesër”, tha Robert O’Brien.