Flet Rashica pas golit të bukur dhe kualifikimit në gjysmëfinale

Ylli i ekipit të Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta festuar golin e tij të bukur dhe arritjen në gjysmëfinale të kupës gjermane. Në çerekfinalen e mbrëmshme, ai u shpall lojtari i ndeshjes.

Werder Bremeni siguroi fitore me rezultat 2:0 dje në ndeshjen kundër Schalkes, në kuadër të çerekfinaleve të kupës së Gjermaninë, DFB Pokal. Kjo fitore bëri që skuadra e Milot Rashicës ta sigurojë një vend në gjysmëfinale, raporton Gazeta Express.

Për ta festuar këtë fitore, kosovari publikoi disa foto në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, ku u shpreh shumë i lumtur për arritjen e tij dhe të skuadrës.

“E mrekullueshme, jemi në finale. Hap pas hapi dhe gjithmonë së bashku #MR11”, shkroi Rashica në llogarinë e tij në Instagram.