Strehuan një nga grabitësit e Rinasit”, zbardhen detaje nga ekzekutimi i vëllezërve Haxhia

Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Bashkëpunëtori i policisë, 22 vjeçari nga Durrësi i cili akuzohet se ekzekutoi dy vëllezërit ka hedhur drite mbi disa ngjarje kriminale te porositura dhe te ekzekutuara nga veta ai dhe 33 vjeçari Altin Ndoci.

Abcnews.al raporton se 22 vjeçari Klevis Alla ka deklaruar se, vëllezërit Haxhia strehuan një nga grabitësit e Rinasit. Nisur nga deklarata e tij, grupi hetimor e ka lidhur vrasjen e vëllezërve Haxhia edhe me grabitjen e bujshme të Rinasit.

22 vjeçari ka pohuar se kanë marrë pjesë në të paktën katër ngjarje kriminale.

Grupi kriminal ku bëjnë pjesë edhe dy autorët kanë urdhëruar vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia, me datë 2 mars.