Flet zëdhënësi: Janë disa kandidatura për kryetar, LDK po i shqyrton

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, ka thënë se janë disa zyrtarë të LDK-së që kanë shprehur interesim dhe pretendojnë të fitojnë zgjedhjet e brendshme më 3 gusht.

Pas mbledhjes së kryesisë ai ka thënë se është vlerësuar lartë “interesimi dhe pretendimi për të kandiduar nga disa kolegë në kryesi me kontribute shumë të larta”.

Ai ka përsëritur se po punohet që të gjendet një figurë përbashkuese.

Ka thënë se të gjitha kandidaturat do të shpallen më 3 gusht, në kuadër të Kuvendit Zgjedhor, ndërsa sot kryesia ka caktuar edhe anëtarët e Komisionit Statutar, Verifikues, Kandidues, Zgjedhor dhe Kryesinë e Punës.

“Kryesia vlerësoi për kandidimin e disa personave që konitrbuan. Është e rëndësishme që në krye të partisë të jetë një figurë përbashkët. Po punohet intensivisht. Të gjitha kandidaturat do të shpallen me 3 gusht. Po punohet që të vlerësohen të gjitha kandidaturat edhe për atyre që kanë punuar qe 30 vite në parti”, ka deklaruar ai.