Florian Kamberi gjen golin me Rangers (Video)

Florian Kamberi ka gjetur golin e parë me Glasgow Rangers ditën e sotme, teksa realizuar për ekipin e tij në minutën e 50-të.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 46-të, kur Rangers ishte në disavanatzh ndaj St Xhonson. Vetëm pak minuta pas futjes në lojë, Kamberi me një gjuajtje spektakolare ia doli të shënojë një supergol, për të bazuar shifrat.

Ky është goli i parë i Kamberit me fanellën e Rangers, që nga merkato e janarit, kur u bashkua me këtë skuadër. Ndeshja u mbyll në barazim 2 – 2, teksa një nga golat mban firmën e shqiptarit, i cili i çon një sinjal të qartë Xherard për ta aktivizuar nga fillimi.