Dortmundi kualifikohet, mposhtin Slavinë e Pragës (Video)

Borussia Dortmundi triumfoi 2 – 1 në shtëpi ndaj Slavia Pragës, duke dalë para Interit, që u mposht 2 – 1 në shtëpi nga Barcelona, e cila e kishte siguruar më herët kualifikimin nga grupi F.

Jadon Sancho shënoi golin e parë për gjermanët në minutën e 10-të, derisa mysafirët arritën që ta barazonin rezultatin me anë të Tomas Soucekit në minutën e 43-të.

Ndërkohë, golin e fitores për Dortmudnin e realizoi Julian Brandt në minutën e 61-të.

Klubi gjerman mbeti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Julian Weigl në minutën e 77-të, por deri në fund rezultati më nuk ndryshoi dhe Dortmundi u kualifikua tutje nga pozita e dytë në grup.

https://streamable.com/7jnnm