Florian Marku fitoi me nokaut ndaj sllovakut Ivan Godor (Video)

Florian Marku ka fituar meçin kundër boksierit nga Sllovakia, Ivan Godor të shtunën mbrëma.

Luftëtari dhe boksieri nga Peja triumfoi ndaj kundërshtarit, i cili kishte një bilanc prej 20 fitoreve dhe 66 humbjeve shkruan Insport, përcjellë GazetaBlic.Edhe ashtu pritej triumfi i Markut, i cili e nokautoi tri herë kundërshtarin, derisa eventualisht fitoi pas vetëm rundit të dytë.

Meçi parshihej të zgjaste katër runde, por Markut i mjaftuan vetëm dy ta sigurojë fitoren.Gjyqtari ndërpreu meçin në rundin e dytë, pasi Godor u nokautua plot tri herë brenda një periudhe të shkurtër.

https://www.youtube.com/watch?v=qzlOjsX-k9M