Florian Marku kampion i ri, fiton me vendim të ndarë të jurisë

0
165

Florian Marku ka arritur ta fitojë duelin më të rëndësishëm në karrierën e tij.

Boksieri shqiptar ka mposhtur kundërshtarin Maxim Prodan, me vendim të ndarë të jurisë.

‘Mbreti shqiptar’ kishte premtuar nokaut për këtë ndeshje, por në ring situata doli të ishte më e vështirë.

Marku vazhdon të jetë i pamposhtur në karrierën e tij në boks, dhe tashmë është kampioni i ri në kategorinë ‘Welt’.