Florian Marku tregon shpejtësi të frikshme derisa godet një grumbull gomash (video)

Florian Marku ka qenë një prej boksierëve më të përfolur në dy-tri vitet e fundit në mesin e shqiptarëve.

Bilanci i tij është gjashtë fitore nga po aq ndeshje, derisa katër i ka mbyllur me nokaut,

Ai së fundmi, më 13 dhjetor të vitit të kaluar, mposhti Nathan Bendon me pikë, derisa së fundmi ka publikuar pamje në Instagram nga stërvitjet e tij.

Marku shihet teksa tregon shpejtësi të frikshme duke goditur tre goma të bashkuara, të cilat tentojnë të kenë kontakt me trupin e boksierit shqiptar, por e pësojnë keq sa herë që nisen në drejtim të tij.

Shikoni më poshtë.