Emërohet kryesuesi i bordit të KEK-ut dhe një anëtar

Qeveria e Kosovës përmes një mbledhjeje elektronike ka marrë vendim për emërimin e bordit të KEK-ut, ku Arton Mehmeti është emëruar kryesues bordi, ndërsa Skender Haziri anëtar.

Ndërsa, në këtë mbledhje është miratuar edhe vendimi për shpronësim të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Rajonale Prizren-Prevallë”.

“Miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115 Doganaj-Shtërpcë’ Zonat Kadastrale: Viqë dhe Drekoc, Komuna Shtërpcë”, thuhet tutje në njoftim.

Kryeshefi i pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Nagip Krasniqi, gjendet në paraburgim që nga gushti i këtij viti.

Ai dyshohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetet zyrtar”, “ushtrim të ndikimit” dhe “konflikt të interesit”.