Policia e Kosovës aksion në disa komuna të rajonit të Dukagjinit, pritet arrestimi i zyrtarëve publik

Një aksion policor është duke u zhvilluar në kuadër të komunave në rajonin e Dukagjinit.

Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë për Krime Ekonomike ka filluar aksionin policor, ku për qëllim ka arrestimin e disa zyrtarëve publik, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Siç mëson lajmi.net aksioni është duke u zhvilluar në kuadër të Komunës së Pejës, Istogut dhe Klinës si dhe do të zhvillohet edhe në disa komuna të tjera në rajonin e Dukagjinit.

Ndryshe pak më parë është raportuar se deri më tani policia ka arrestuar një inspektor të Ndërtimit në Komunën e Pejës.

Duhet përkujtuar që gjatë vitit të kaluar dhe në muajin që shkoi Policia e Kosovës si dhe Prokuroria kanë zhvilluar një aksion në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, ku u arrestuan disa persona.

Arrestim i tyre u bë në kuadër të aksionit të quajtur ‘Subvencionet’, e që flitej për keqpërdorime të shumta të parave.