Fluturimet në Aeroportin “Adem Jashari” në intervale 45 minuta ndërmjet aterrimeve

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka miratuar edhe vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë nr. 02/08 të datës 23 qershor 2020 për rifillimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara, fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej minimum 45 minutave ndërmjet aterrimeve.

Menaxhimi i orareve të bëhet duke respektuar aplikimin e Rregullores Nr. 2008/6 Mbi Rregullat e Përbashkëta Për Alokimin e Slloteve në Aeroportet e Vendosura në Kosovë dhe rregullave të IATA (Worldwide Slot Guidelines, 10th Edition), Aeroplanët ad-hoc taxi nuk i nënshtrohen këtij rregulli. Vendimi hyn në fuqi nga data 9 korrik 2020.