Një fëmijë bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Një fëmijë ka rënë nga lartësia e një objekti sot në rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Lajmin e konfirmoi për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 dhe ekipet mjekësore janë ftuar për dhënien e ndihmës së nevojshme.

“Rreth orës 12:25, është raportuar se në rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen Arbëria në Prishtinë, një fëmijë ka rënë nga një lartësi e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhenien e ndihmës së nevojshme”, tha Borovci.