Momenti kur treni e bën copë–copë makinën, shpëton shoferi (video)

Kamerat e sigurisë në jug të Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë bërë “dëshmitarë” të momentit tronditës kur një automjet, i cili ishte duke kaluar kalimin nën nivel (shinat e trenit) goditet nga treni express.

Në video shikohet shoferi i automjetit teksa kthehet në të majtë,  më pas ul shpejtësinë për të kaluar mbi kalimin nën nivel. Por mesa duket ai nuk e ka parë që në ato momente, ishte duke ardhur një tren express dhe si pasojë përplaset forcërisht me të.

Megjithatë, edhe pse makina ka pësuar dëme të konsiderueshme, fatmirësisht shoferi i saj ia arriti t’ia hedhë vetëm me disa gërvishtje të lehta, shkruajnë mediat e huaja.

https://twitter.com/DetectiveMoses/status/1235212996101586944

Kosova Sot