Ford dhe Volkswagen aleancë për prodhimin e veturave autonome dhe elektrike

Prodhuesi amerikan i automjeteve “Ford” dhe ai gjiganti gjerman “Volkswagen” njoftuna sot se kanë zgjeruar aleancën e tyre, të krijuar në janar, në zhvillimin e automjeteve autonome dhe elektrike, të konsideruara si eldorado i ardhshëm i prodhuesve të automjeteve.

Ky partneritet përjashton çdo shkëmbimi të aksioneve, theksuan dy kompanitë, që punojnë tashmë së bashku në prodhimin e furgonave, automjeteve të punës dhe automjetet tregtare me rimorkio.

Në sektorin e automjeteve autonome, “Volkswagen” ka investuar 2,6 miliardë dollarë në Argo AI, filiali i “Ford” për zhvillimin e veturave autonome./atsh