Protesta e opozitës, Kryemadhi: T’i tregojmë Ramës e telendarëve ndërkombëtarë që situata nuk është siç thotë ai

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika kryemadhi e cila ka denoncuar edhe aferën e inceneratorëve deklaroi se pjesëmarrja në protestë do të jetë masive, ku krahas mbështetësve do të ketë edhe nga zona gri. Në një deklaratë për mediat ajo tha se manifestimi i sotëm do të jetë kundër arrogancës së Ramës dhe mbështetësve të tij ndërkombëtarë.

“Pjesëmarrja e Tiranës do t’i japë impaktin më të madh. Sot pjesëmarrja do të jetë shumë e madhe nuk do të jenë vetëm mbështetësit, pro edhe nga zona gri. Kam vënë re që pjesa më e lëkundur do të dalë për të protestuar dhe për të thënë që jam dhe nuk është Rama ai që merr vendimet. Nuk jam pjesë e organizimit, nuk di sa do zgjasë, pyesni PD. Sot jam deputete, nuk jam kryetare partie. Unë sot dal si qytetare. Mënyra si Rama trajton me arrogancë të gjithë shoqërinë shqiptare. Sot nuk është historia për të dalë për politikë, as për fjalime, por për t’i treguar Ramës e telendarëve ndërkombëtarë të Ramës dhe atyre që e kanë instaluar Ramën në pushtet që çdo gjë nuk është ashtu si e tregon Rama”.

Sipas saj është shumë e vështirë të largosh Ramën me votë por protesta e studentëve dhe armët kimike janë shembulli më i mirë për të detyruar Ramën.

“Kur isha në SHBA pas djegies së mandateve Daniel Server me tha që djegia e mandateve ishte gabim dhe rruga e opozitës për ndryshim do të jetë e gjatë dhe e vështirë, më tha që dhe Millosheviçi u largua me votë, jo me luftë. Edhe ne pasi bombarduan opozitën dhe demokracinë me reformën në drejtësi është shumë e vështirë për të larguar Ramën me votë. Por protesta e studentëve dhe armëve kimike është shembulli më i mirë për të detyruar Ramën”.